Partizani-Tirana, “Air Albania” mirëpret spektaklin të dielën

Derbi i kryeqytetit është gjithmonë një ngjarje e veçantë për futbollin shqiptar, dhe kjo fundjavë nuk do të bëjë përjashtim. Të dielën, në “Air Albania”, në orën 16:30, Partizani dhe Tirana do të përballen në ndeshjen e tyre të 211-të, duke vijuar një histori rivaliteti që daton dekada më parë.

Derbi i radhës vjen në një moment ku të dy ekipet janë të përgatitura për të dhënë maksimumin në fushë. Rivaliteti i gjatë, historia e përballjeve dhe motivimi për tri pikët e rëndësishme e bëjnë këtë ndeshje një nga më të ndjekurat dhe më emocionueset në kalendarin e Abissnet Superiores.

Tifozët presin me padurim këtë derbi, dhe stadiumi “Air Albania” pritet të jetë i mbushur për të ndjekur një nga sfidat më të mëdha të futbollit shqiptar. Biletat për ndeshjen Partizani-Tirana janë në shitje online përmes platformës T-ticket, si dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?