Partizani udhëheq i vetëm Superligën

Golin e vetëm për Partizanin e ka shënuar Mazrekaj në fillimin e pjesës së dytë. Kjo është ndeshja e nëntë në kampionat që Alban Hoxha nuk pëson gol.

Supersfidën e javës së 11 mes Flamurtarit dhe Tiranën nuk ka patur gola që është ende pa gola pavarësisht rasteve për të dy ekipet.

Flamurtarin në këtë takim e ka ndjekur edhe Ernestino Ramella, trajneri italian që pritet të zëvendësojë Ernest Gjoka i shkarkuar pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi i ka shkaktuar humbjen e radhës Elbasanit duke e mundur me rezultatin 2 – 0. Shënuesi në këtë takim ka qenë kroati Pejiç, i cili është në kuotën e 7 golave në kampionat. Skënderbu ka triumfuar në fushën e Laçit me rezultatin 2 – 0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rastin më të mirë për Laçin e ka patur Cetkovic që ka gabuar nga pika e 11-metërshit. Ekipi kurbinas nuk kishte asnjë disfatë në fushën e tij në këtë sezon. Teuta ka fituar me rezultatin 2 – 1 ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Në këtë takim janë dhënë 3 kartonë të kuq, 2 për shkodranët dhe 1 për durrsakët. Ndeshja më e rëndësishme e javës së ardhshme është ajo që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?