Partizani zyrtarizon blerjen e tretë në merkato, transferon sulmuesin maqedonas

Partizani ka zyrtarizuar goditjen e tretë në merkato. “Demat” kanë prezantuar Matej Cvetanoskin, 24-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut që aktivizohet si sulmuesi i majtë.

Lojtari i lindur në Shkup, i cili mund të luajë edhe në pozicionet e tjera të repartit ofensiv, ka firmosur për një vit me klubin kryeqytetas, me opsionin e rinovimit deri në 2024.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Matej Cvetanoskin. Sulmuesi 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cvetanoski do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Slloveni”, shkruan Partizani në faqen zyrtare. Lojtari ka luajtur me kombëtaret U19 dhe U20 të Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama
Matej Cvetanoski ● FC Shkupi ● L/R Winger ● 20/21 Highlights

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?