Partizani zyrtarizon dy blerje, njëri prej tyre është vëllai i Bersant Celinës

Partizani ka prezantuar dy afrimet e radhës, që do të jenë në planet e klubit për të ardhmen.  Të Kuqtë njoftuan arritjen e marrëveshjeve me Loti Celinën dhe Geri Selitën. Dy lojtarët kanë firmosur sot me të kuqtë kontratat për dy vite e gjysmë.

Loti Celina, 20 vjeç, kontigjent i përfaqësueses së Kosovës U-21, është aktivizuar në radhët e ekipeve Sëansea City U-23 dhe Stromsgodset. Geri Selita, 19-vjeç së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Tondela në Portugali.

Loti Celina është vëllai i futbollistit të Kosovës, Bersant Celina. 20-vjeçari konsiderohet alternativë e besueshme për krahun e djathtë të mbrojtjes, repart ku Partizanit ka patur mangësi (luan Idrizaj).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?