Party kthehet në tragjedi, futbollisti rrëzohet nga taraca e katit të gjashtë
Tragjedi në futbollin argjentinas. Lojtari 23-vjeçar, Ezequiel Esperon, ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e katit të gjashtë teksa po argëtohej me miqtë e tij. Esperon është deklaruar i vdekur menjëherë pas arritjes në spitalin Zubizarreta në Buenos Aires.
Tragjedia ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të të dielës në lagjen “Villa Devoto” në Buenos Aires, në një apartament ku kishte organizuar një party me miqtë e tij.
Sipas mediave ndërkombëtare, futbollisti besohet se ka rënë pasi është mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij.
Policia ka nisur një hetim rutinë, edhe pse është konstatuar se Esperon e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
Esperon e nisi karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, para se t’i bashkohej klubit brazilian, Sport Club Internacional, që është i vendosur në Porto Alegre.
Klubi i tij i fundit ishte Atlante de Mexico, ku luajti në 12 ndeshje, ndërsa në shtattë muajt e fudnit ishte pa klub.