Pas 32 ndeshjesh Sevilla shkarkon trajnerin Almeyda
Klubi spanjoll i Sevillas ka vendosur të përfundojë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas, Matias Almeyda, pas 32 ndeshjesh në krye të skuadrës. Gjatë kësaj periudhe, Almeyda regjistroi 10 fitore, 7 barazime dhe 15 humbje, rezultat që ndihmoi në marrjen e vendimit nga drejtuesit e klubit.
Vendimin e ndikuan edhe performancat në ndeshjet ndaj Barcelonës dhe Valencias, si dhe perceptimi se trajneri ishte i ezauruar përballë një kalendari shumë të vështirë.
Almeyda, i cili ka qenë më parë edhe lojtar i Sevillas, kishte nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, por largohet para përfundimit të sezonit të parë. Shkarkimi ndodhi pikërisht kur trajneri ishte pranë kthimit në stol, pasi pezullimi i tij prej 7 ndeshjesh u reduktua në 5 dhe sfida me Valencian ishte e fundit pa Almeydan në pankinë.
KOHA JONË SONDAZH

