Pas 5 sezonesh Bardhi braktis Levanten për t’u transferuar në Turqi
Enis Bardhi është zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Turqisë, Trabzonspor. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka bërë kështu një hap përpara në karrierë duke mbyllur aventurën 5-vjeçare me Levanten në Spanjë.
Skuadra nuk mbijetoi në La Liga sezonin e kaluar (vendi i 19) dhe tashmë numri 10-të do të jetë pjesë e skuadrës turke që mban statusin e ekipit kampion dhe do të luajë në grupet e Champions League.
Mesfushori ka zbarkuar në Trabzon, ndërkohë që turqit kanë derdhur në arkat e spanjollëve 8 milionë euro. 27-vjeçari në 5 sezone me Levanten shënoi 24 gola në 162 ndeshje aktivizim.
KOHA JONË SONDAZH

