FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas Bonuccit, ‘shpërthen’ Milani. Nis negociatat me këtë sulmues

Milani nuk po njeh limite në merkato pasi kërkon suksesin jo vetëm në Itali por edhe në arenën ndërkombëtare.

Brenda 24 orëve Milani raportohet se do të bëjë dy goditje të mëdha në merkato. Bëhet fjalë për zyrtarizimin e Leonardo Bonuccit dhe nisjen e negociatave me sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

Sipas burimeve të “Sky Sport Italia”, Milani ditët e fundit ka shtuar interesimin për Belottin që pritet të jetë “qershia mbi tortë” e kësaj merkatoje të bujshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Belotti ka oferta edhe nga Manchester United dhe Chelsea, por kalimi në “San Siro” është një destinacioni më mundshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Milani deri më tani ka transferuar tetë lojtarë: Antonio Donnarumma, Mateo Musacchio, Andrea Contin, Andre Silvan, Hakan Calhanoglun, Ricardo Rodriguezn, Fabio Borini dhe Franck Kessien.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?