Pas daljes nga burgu, Dani Alves blen klub dhe bëhet president
Dani Alves ka finalizuar blerjen e klubit portugez São João de Ver, që garon në Liga 3, sipas raportimeve të ESPN Brasil. Marrëveshja është mbyllur me mbështetjen e një grupi investitorësh brazilianë, të cilët kanë ndihmuar në përfundimin e procedurave për shoqërinë sportive të klubit.
Sipas burimeve, ish-mbrojtësi brazilian po shqyrton gjithashtu mundësinë e firmosjes së një kontrate si lojtar për të paktën gjashtë muaj, me synimin për ta përmbyllur karrierën e tij sportive në fushë.
Alves ka qenë larg futbollit që nga janari i vitit 2023, pas arrestimit në Spanjë lidhur me një akuzë për sulm seksual, për të cilën u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Katalunjës në mars të këtij viti.
Klubi São João de Ver renditet aktualisht në vendin e nëntë në Serinë A të Liga 3. Përfshirja e Dani Alves pritet të ndikojë në rritjen e profilit sportiv dhe institucional të klubit në futbollin portugez.
KOHA JONË SONDAZH

