Pas dekorimit të klubit “Besa” me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Meta: Shembuj të çdo kohe!

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme klubin e Kavajës, “Besa” me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit“. Motivacioni i këtij dekorimi është “Për kontributin dhe përfaqësimin me dinjitet të futbollit shqiptar. Djep i talenteve të mëdha të futbollit me rezultate të shkqëlqyera në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”. Së bashku me klubin ‘Besa’, Meta gjithashtu ka dekoruar edhe 5 ish-futbollisë dhe futbollistë me titujt “Mjeshtër i Madh’. Futbollistët e dekoruar janë Muharrem Kariqi, Dashnor Bajaziti, Naim Allaj, Altin Rraklli si dhe futbollistin, i cili ka ndërruar jetë Alush Merhori.

“Për kontributin e shquar dhe përfaqësimin me dinjitet të futbollit shqiptar, për talentin e padiskutueshëm dhe rezultatet e shkëlqyera sportive, vlerësova pesë nga lojtarët legjendarë të “Besës” së Kavajës dhe Ekipit Kombëtar, sulmuesin dhe trajnerin e paharruar Alush Merhori, teknikun brilant Muharrem Kariqi, qendërsulmuesin elegant, Dashnor Bajaziti, mbrojtësin e pakalueshëm Naim Allaj dhe golashënuesin e dalluar, Altin Rraklli.
Pesë yjet e futbollit kavajas dhe atij kombëtar, kanë qenë jo vetëm pjesë e emocioneve dhe e krenarisë të sportdashësve tanë, por edhe burim frymëzimi për shumë fëmijë e të rinj shqiptarë, që kanë ecur në rrugën e sportit, duke ndjekur si modele këta shembuj të çdo kohe, të vlerave më të mira sportive dhe qytetare.
Me pasion e përkushtim të vijojmë edukimin e gjeneratave të rejave me dashurinë për sportin, për të arritur suksese të reja jo vetëm për “Besën” por edhe për Ekipin tonë Kombëtar”, shprehet permes rrjeteve sociale, Presidenti Ilir Meta.

Për kontributin e shquar dhe përfaqësimin me dinjitet të futbollit shqiptar, për talentin e padiskutueshëm dhe…

Pubblicato da Ilir Meta su Domenica 4 aprile 2021

SHKARKO APP