Pas dëmtimit dhe operimit, Broja rikthehet në fushë: Dua një sezon të madh

Pas dëmtimit dhe operimit që e la jashtë fushës për një kohë, Armando Broja, sulmuesi i Chelsea është bashkuar me grupin për fazën përgatitore.

21-vjeçari u operua në gju pas një dëmtimi të disa muajve më parë, teksa rikthimi në stërvitje shihet me shpresë nga drejtuesit, me Pochettinon që kërkon t’i besojë një fanellë titullari. Për faqen e klubit, sulmuesi kuqezi tregoi se është me fat që bashkohet me ekipin para kohe.

“Është gjë e mirë të jesh përsëri mes djemve, mes grupit të lojtarëve. Ishte një periudhë e gjatë jashtë, nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë i vetëm, por jam i lumtur që jam përsëri me djemtë dhe po i gëzohem. Kthim para kohe në stërvitje? Po, më dha atë forcën shtesë që duhet për të qenë me skuadrën në fazën përgatitore. Ndaj jam i lumtur dhe falënderues që munda të kthehesha më shpejt që të përgatitesha për fazën përgatitore”, tha Broja.

SHKARKO APP