Pas disfatës me Japoninë, Gündoğan ”trondit” Gjermaninë: Lojtarët nuk e donin topin

Pas Argjentinës, bie dhe Gjermania. Gjermanët e kanë nisur Kupën e Botës me një humbje shokuese 1-2 ndaj Japonisë, që përmbysi gjithçka me një lojë me “dy fytyra”. Në pjesën e parë ishte skuadra e Flick që do të dominonte në raste dhe në mbajtjen e topit. Disfata ka tronditur Gjermaninë, me İlkay Gündoğan që akuzon bashkëlojtarët.

“Ja bëmë shumë të lehtë. Sidomos golin e dytë, nuk e di nëse është shënuar në Kupën e Botës më lehtë ndonjëherë se sa ai gol. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Ne jemi në Kupën e Botës këtu. Mendoj se dominuam ndeshjen për pjesën më të madhe të saj.

Kishim disa mundësi të pabesueshme përpara dhe nuk ia dolëm të shënonim golin e dytë. Mënyra se si u pësuan golat brenda 8 minutash ishte shumë e thjeshtë. 

Mbajtja e topit, lëvizja, pasimi. Ne besuam shumë më tepër se sa duhet te topi i gjatë në pjesën e dytë. Kur luanim top të shkurtër, e humbnim shumë lehtë. E ndjeje që jo gjithkush e donte topin. Ne humbëm topin shumë shpesh dhe me shumë lehtësi”.

SHKARKO APP