Pas diskutimeve mes babait dhe Presidentit, zbulohet vendimi që do të komunikojë sot Messi
Sporti E Premte, 4 Shtator 2020 14:01
Leo Messi do të njoftojë në orët e ardhshme se do të qëndrojë te Barcelona dhe se do t’i kthehet stërvitjes me skuadrën.
Sipas “Sphera Sports”, avokatët e Messit do të publikojnë një komunikatë ku do të konfirmojnë qëndrimin e argjentinasit në klubin katalanas deri në vitin 2021.
Gjithashtu, do të njoftohet se kontrata aktuale e Messit nuk do të rinovohet dhe numri 10 i Barcelonës do të jetë i lirë në qershor të vitit 2021.