Pas drekës me Dukën, Ceferin shkon në kryeministri për të takuar Ramën (FOTO)

Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, mbërriti pak minuta më parë në Kryeministri për takimin zyrtar me kreun e qeverisë, Edi Rama. Numri 1 i futbollit europian ka ardhur sot në Shqipëri për të diskutuar tema të ndryshme, ku ajo me shumë rëndësi është zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në muajin maj në “Air Albania”.

Tema e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka kërkon një mandat të 6-të radhazi. Ceferin mbërriti në Shqipëri rreth orës 12:00 dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?