Pas Dukës, zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit

Këtë të hënë u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përveç rizgjedhjet së Armando Dukës, është edhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Nga votat e delegatëve, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme janë: Anila Basha (47 vota pro), Armando Cungu (43 vota pro), Blendi Fevziu (40 vota pro), Edmond Hasanbelli (44 vota pro), Envi Hicka (38 vota pro), Erind Resuli (42 vota pro), Geri Çipi (41 vota pro), Gjergji Petro (27 vota pro), Lutfi Nuriu (43 vota pro) dhe Pano Xhixho (33 vota pro).

Me e votuara doli Anila Basha që mori 47 vota nga 48 votues!

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i Verifikimit deklaroi se për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv ishin propozuar 13 kandidatë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, Komisioni i Verifikimit shtoi se dy kandidatë janë tërhequr nga gara Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj. Në fletën e votimit për kandidatët meshkuj ishin 10 kandidatë për 9 vende vakante, ndërsa në fletën për kandidaten grua ishte vetëm një emër. Të gjithë delegatët e Asamblesë u thirrën individualisht për të ushtruar të drejtën e votës, ndërsa Komisioni i Verifikimit shpjegoi rregulloren dhe procedurat, duke bërë që procesi të zhvillohej në mënyrë të rregullt dhe të suksesshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?