Pas fitimit të 5 Championsve Marcelo largohet nga Reali: Po iki me gëzim të jashtëzakonshëm!

Marcelo ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi “merengues” pas fitimit të 5 Championsve. Edhe pse nuk ishte protagonist në fushë në finalen e Parisit ndaj Liverpoolit, e ka përjetuar me shumë emocion suksesin e fundit,

“Është një emocion i jashtëzakonshëm, sepse është ndeshja ime e fundit te Reali. Po largohem nga Madridi dhe të largohem me një Champions League është një gëzim i jashtëzakonshëm.  Nuk është një ditë e trishtuar.

Mendoj se gjërat janë diskutuar, kemi biseduar dhe kemi vendosur se është më mirë kështu. Tashmë kam bërë gjithçka që duhej të bëja në Madrid. Kam pasur fatin të kaloj pesëmbëdhjetë vjet e gjysmë në klubin më të mirë në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë momente të rralla të tilla. Të gjithë ishim të djersitur në pankinë, vraponim me skuadrën. Mbaj mend të rinjtë që kanë luajtur finalen e tyre të parë, të cilët janë shumë të pjekur … Është një moment i çmendur me tifozët, që kanë qenë me ne gjatë gjithë kohës”, tha Marcelo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?