Pas fitores 2-1 ndaj Realit, presidenti i Barçës kërcënohet me burg

Nuk e ka festuar shumë gjatë fitoren e fundit ndaj Real Madrid, aq shumë të dëshiruar nga katalanasit, presidenti i saj, Josep Maria Bartomeu si dhe ish-presidenti, Sandro Rosell, të cilët rrezikojnë seriozisht burg. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat spanjolle, organi i akuzës ka kërkuar 2 vjet e 3 muaj heqje lirie për presidentin aktual të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe 7 vjet e 3 muaj burg për para-ardhësin e tij Sandro Rosell, pasi të dy akuzohen për evazion fiskal në rastin e blerjes së Neymar nga Santosi. Organi i akuzës i ka këkruar gjykatësit të çështjes,  Pablo Ruz që ta dënojë klubin e Barcelonës edhe me një gjobë prej 22 milionë euro. Blerja e sulmuesit brazilian nga ana e Barçës ka gjeneruar debate të mëdha që kanë kaluar edhe kufijtë e Spanjës. Rosell dhe Bartomeu akuzohen për dëme ndaj thesarit të shtetit, pasi fshehën vlerën reale për të cilën u ble Neymar nga Santosi për të evituar taksat.

Barcelona fitoi 2-1 krye-ndeshjen e javës së 28-të në Spanjë. Pas një krosi të Messi, Mathieu realizoi me kokë në 19’për Barcelonën dhe i dha avantazhin ekipit të tij. Cristiano Ronaldo la gjurmët e tij në Kamp Nou, ndeshje e cila u ndoq në stadium nga mbi 98.000 spektatorë, pasi barazoi në pjesën e parë shifrat në 1-1, por El Clasico përfundoi 2-1 në favor të katalanasve. Luis Suarez realizoi në 56’ golin e dytë dhe të fitores. Me këtë fitore Barcelona u shkëput katër pikë nga ndjekësi më i afërt, Barcelona.      

La Liga

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten

Swiss Digital Mobile Reklama

Elche-Valencia                0-4

Të shtunën

Atletico M.- Getafe         2-0

Rayo V.-Malaga            1-0

Levante-Selta V.            0-1

Atletik B.-Alemria           2-1

Granada-Eibar               0-0

Të djelën

Deportivo-Espanjol        0-0

Vilarreal-Sevilja             0-2

Real S.-Cordoba           3-1

Barcelona-Real M.         2-1

 

Klasifikimi:  Barcelona 68 pikë,  Real Madrid 64,  Valencia 60, Atletico Madrid 59,  Sevilla  55, Villarreal 49, Malaga 44, Atletik Bilbao 39, Real Sociedad 36, Selta Vigo 35, Rajo Vallekano 35, Espanjol 34,  Getafe 29,  Eibar 28,  Elche  27,  Deportivo La Coruna 26,   Almeria 25,  Levante 25, Granada 23,  Cordoba 18 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?