Pas incidentit rifillon ndeshja Shqipëri-Poloni, me kusht që…
Pas situatës të tensionuar, gjyqtari vendosi për rifillimin e ndeshjes Shqipëri-Poloni në stadiumin “Air Albania”.
Pasi Polonia shënoi golin e parë menjëherë nisën incidentet në fushë. Plisat, tifozat kosovarë, nuk kanë përmbajtur zemërimin dhe kanë nisur të hedhin sende të forta drejt lojtarëve polakë.
Gjyqtari vendosi ndërprerjen e lojës duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes.
Pas njëfarë kohe gjyqtari vendosi të rifillojë ndeshjen, me kushtin që nëse një shishe hidhet në fushë ai do ta ndërpresë përfundimisht duke i dhënë 3 pikët ekipit polak.
KOHA JONË SONDAZH

