Pas Irinës dhe Atleticos, vjen humbja e tretë e madhe e Ronaldos
Ylli portugez, i Real Madridi, Cristiano Ronaldo, kohëve të fundit është duke përjetuar një periudhë mjaft të vështirë, sa i përket humbjeve. Pasi fitoi për herë të tertë Topin e Artë, pikërisht atë ditë u zbulua se ai kishte humbur të dashurën e tij, që mbante prej 5 vitesh, modelen ruse Irina Shayk. Pak ditë më parë Reali Madrid pësoi një humbje katastrofave me Atletikon, 4-0 në la Liga, megjithëse madrilenët vazhdojnë të kryesojnë aktualisht kampionatin. Tashmë kompania e famshme e veshmbathjeve sportive ‘Nike’, thuhet se është shumë afër shkëputjes së marrëveshjes me yllin madrilen. “Nike” është duke shqyrtuar mundësinë që të ndërpresë bashkëpunimin pasi ky i fundi ka reklamuar linjën e tij personale të këpucëve. Ronaldo paguhet plot 7 milionë euro në vit vetëm për të reklamuar veshmbathjet e “Nikes” dhe nuk ka të drejtë të reklamojë personalet apo të ndonjë kompanie tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

