Pas largimit të Maganit, Tirana e mbyll me një trajner nigerian në stol
Trajneri i ri i Tiranës do të emërohet pas ndeshjes së fundit të kampionatit, dhe ringritja e ekipit varen nga kualifikimi në Europa League. pas humbjes 4-1 me KUkësin dhe pas dorëheqjes së Gugash Maganit është arguar edhe zëvendëstrajneri i parë, Klodian Dervishi nga ky ekip.
Ndihmësi tjetër, ish-portieri nigerian Emanuel Egbo pritet të drejtojë ekipin në takimin e fundit të kampionatit me Teutën, megjithëse klubi nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht.
Për trajnerin e ri pritet të vendoset vetëm pas mbylljes së sezonit. Skuadra e ka bërë pushim të hënën dhe do të rikthehet në fushën e stërvitjes të martën për të përgatitur sfidën e javës së 36-të. Shpresat për një vend në kupat e Europës janë pakësuar. Tirana mund ta sigurojë edhe duke u renditur në vendine katërt, por vetëm nëse Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit.
KOHA JONË SONDAZH

