Pas pak nis Champions League/ Thiago Motta me një surprizë ndaj PSV në formacionin zyrtar

Champions League pas pak do të nis sezonin e ri. Juventus-PSV është ndeshja e parë, e cila pritet të sjell emocione. Trajneri Thiago Motta ka vendosur dhe për formacionin që do të hedhë në fushë, duke surprizuar disi.

Në fushë nga minuta e parë nuk do të jetë Douglas Luiz, por McKennie, ndërkohë që në portë rikthehet Di Gregorio. Pjesa tjetër do të jetë e njëjtë si në sfidën e fundit. Nico Gonzales, Koopmeiners dhe Yldiz do të mbështesin Vlahovic.

Në krahun tjetër PSV do të ketë mungesë të madhe Lozanon në sulm. De Jong do të udhëheq skuadrën holandeze që e ka nisur kampionatin me 5 fitore në 5 ndeshje.

 

SHKARKO APP