Pas përplasjeve te Arsenali, Zvicra shpreh mbështetjen për Granit Xhakën
Granit Xhaka nuk po kalon momente të mira te Arsenali duke u përplasur si me stafin e këtij ekipi ashtu dhe me tifozët.
Trajneri i Arsenal, Unai Emery, nuk pranoi të komentonte nëse Xhaka do të vazhdojë të qëndrojë më kapiten i skuadrës pas veprimeve jo të këndshme të lojtarit.
Emery tha: “Për momentin nuk dua të flas dhe as ta mendoj këtë gjë. Nuk është e lehtë as për të dhe as për skuadrën. Ai është i shkatërruar, i mërzitur. Kam folur me të të dielën dhe të hënën”.
Por, pavarësisht situatës jo të mirë te Arsenali, Federata Zvicerane e Futbollit ka reaguar duke shprehur mbështetjen totale për lojtarin me origjinë shqiptare, i cili gjithashtu është edhe kapiten te Zvicra. “Kemi kontaktuar me Granitin, vlerësojmë cilësitë dhe rëndësinë që ai ka për skuadrën kombëtare. Si rezultat nuk do të ndryshojmë qëndrim”.
KOHA JONË SONDAZH

