Pas sherrit gjatë ndeshjes, arrestohet presidenti dhe drejtori teknik i Kastriotit

Pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme gjatë ndeshjes, Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar Presidentin e ekipit të Kastriotit, Alban Vogli, dhe drejtorin teknik, Gazmend Vogli, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim:

“Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre”,-njofton policia.

Situata u tensionua pas golit të shënuar nga ekipi i Tiranës. Tifozët e Kastriotit protesuan fuqishëm pasi lojtarët bardheblu nuk respektuan “Fair Play” dhe shënuan gol në momentin që lojtari i krutanëve ishte i shtrirë në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?