Pas shkarkimit nga Tottenham, Jose Mourinho analist në “talkSPORT”
Trajneri 58-vjeçar Jose Maourinho, i cili të hënën në mëngjes u shkarkua nga pankina e Tottenham Hotspur është rikthyer sërish në futboll. ‘Special One’ në vend të trajningut, do të bashkohet me Laura Woods dhe Simon Jordan në ‘talkSPORT’ për mbulimin e ndeshjeve të Euro 2020, që do të luhen në qershor.
Kompania ka njoftuar se Jose do të jetë me dëgjuesit përgjatë orarit nga programimi i drejtpërdrejtë i ‘talkSPORT’ në Euro GameDay, si dhe ndeshjet e rregullta në mëngjes, të cilat do të përfshijnë një prag-ndeshjeje dhe telefonata ekskluzive pas saj për dëgjuesit.
Ata gjithashtu kanë njoftuar, se Mourinho do të jetë pjesë e ekipit për të tri ndeshjet në grup të Anglisë, një ndeshje në raundin e 1/16-tave, dy çerekfinale, një gjysmëfinale dhe finalen.
“talkSPORT është stacioni i tifozëve dhe mezi pres të bashkohem. Evropiani do të jetë një turne fantastik dhe ‘talkSPORT’ do të kapë tërë entuziazmin për tifozët. Në diskutimet e mia me ekipin, unë mund të ndiej entuziazmin e tyre për Euro 2020. Jam i kënaqur që jam pjesë e tij”,- ka deklaruar Mourinho pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.