Pasi u turpërua nga dy golat e tij, Barcelona bën gati rikthimin e Coutinhos
E ardhmja e Philippe Coutinho-s, autor i një dopietë në fundin e ndeshjes kundër “Barcelonës” së tij, ka marrë një drejtim të papritur. Riformatimi i skuadrës blaugrana për sezonin 2020/21, mund të bëjë që braziliani të riveshë sërish fanellën e ekipit spanjoll.
Për momentin ai është në formë huazimi te Bayerni, por klubi i Barcelonës ka të drejtën për ta rikthyer sërish në ekip. Coutinho ka një kontratë deri në vitin 2023. Ideja e klubit katalanas sipas “Mundo Deportivo”, është që të marrë më të mirën nga braziliani nën drejtimin e trajnerit të ri, i cili pritet që të jetë Koeman.
Strategu holandez pëlqen shumë teknikën e Coutinhos dhe ka ndërmend që ta ketë në formacionin për sezonin e ri, për të formuar një trinom me Messin dhe me një sulmues qendre (Suarez ose Lautaro Martinez). /R.Lika-Koha Jone/