Pasioni për futbollin nuk njeh moshë, organizohet në Shkodër turneu i futbollit amator 5×5 “Masters +40”

Shkodra, një nga qytetet më futbolldashëse në Shqipëri, është kthyer në epiqendrën e një aktiviteti të veçantë sportiv. Në qytetin verior po zhvillohet edicioni i parë i kampionatit 5×5 “Masters +40”, një turne që rikthen në fushë pasionin për futbollin dhe shpirtin garues të sportit amator.

Ky kampionat organizohet për herë të parë në vendin tonë mes ekipeve të institucioneve të qytetit të Shkodrës nga Federata Shqiptare e Futbollit, me iniciativë të kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazer Matija, në bashkëpunim me Shoqatën Pro Sport dhe Kolegjin e Arbitrave Shkodër.

Turneu po mbledh së bashku sportdashës, ish-futbollistë dhe përfaqësues të institucioneve lokale, të cilët po përjetojnë sërish emocionet e lojës në fushën 5×5. Ritmi i shpejtë i ndeshjeve dhe atmosfera miqësore kanë krijuar një aktivitet dinamik dhe tërheqës për të gjithë pjesëmarrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i një stili jetese aktiv, forcimi i komunitetit sportiv dhe krijimi i një atmosfere të shëndetshme bashkëpunimi dhe gare mes institucioneve të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë edicion marrin pjesë tetë ekipe: Bashkia Shkodër, Veteranët e Vllaznisë, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Shkodër, Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër, Spitali Rajonal Shkodër dhe Media Shkodër.

Kampionati po zhvillohet me ndeshje të rregullta dhe ka sjellë një atmosferë pozitive sportive në qytet, duke treguar se pasioni për futbollin nuk njeh moshë. Organizatorët synojnë që ky turne të kthehet në një traditë të përvitshme, duke forcuar edhe më shumë lidhjen mes sportit dhe komunitetit në Shkodër.

Shkodër / Zhvillohet kampionati 5x5 “Masters +40”, edicioni i parë me ekipet e institucioneve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?