“Pasoje topin, askush këtu nuk është Messi”, del video e sherrit mes dy lojtarëve të Milanit

I mbërritur në janar me udhëzimet specifike të Conceiçao, Joao Felix deri më tani ka lënë gjurmë vetëm në Kupën e Italisë kundër Romës. Së fundmi është bërë virale një video ku shfaqet portugezi në një rol negativ gjatë pushimit të pjesës së parë mes Napolit dhe Milanit.

Në dalje të dhomave të zhveshjes, kur kuqezinjtë po riktheheshin në fushë, Walker shihet duke debatuar me Joao Felix.

“Pasoje topin, askush këtu nuk është Messi. Kaloje topin”. Një ftesë e fortë nga një prej drejtuesve të dhomave të zhveshjes.

Asnjë reagim i veçantë nga ish-lojtari i Chelsea-t, i cili tund kokën. Në atë ndeshje Joao Felix do të zëvendësohej në pjesën e dytë.

Mesazhi i Walker është i qartë: luani si ekip dhe shmangni individualizmin e tepruar. Diçka që Milani do të duhet ta mbajë fort parasysh edhe për derbin me Interin që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në San Siro, e vlefshme për Kupën e Italisë. /Koha Jonë/

Kyle Walker to Joao Felix: “Just pass the ball, We are not Messi” 😭
Plas te Milani, dy lojtarët sherr në dhomat e zhveshjes: Paso, se këtu s’ka Messi!

SHKARKO APP