Paul Pogba drejt Torinos, poston një mesazh për tifozët e Juventusit (VIDEO)

Paul Pogba do të mbërrijë sot pasdite në Torino për të zyrtarizuar transferimin te skuadra e Juventusit. Mesfushori francez ka publikuar së fundmi një mesazh në rrjetet sociale, duke u shprehur se mezi po pret që të ribashkohet me klubin italian.

Pogba e shoqëroi postimin e tij me fjalët “do të shihemi shpejt”, që tregon se tashmë mungon vetëm pak që ai të veshë fanellën bardhezi.

Pogba rikthehet kështu te Juventusi pas gjashtë vitesh. Ai transferua tek United për një shifër rekord në vitin 2016, ndërsa tashmë do të rikthehet si një lojtar i lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori francez pritet të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore dhe të firmos kontratën e tij në mënyrë që të vihet nën urdhrat e Max Allegrit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Juve-Pogba, ci siamo. Il francese: "Ci vediamo presto"

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?