Paul Pogba shumë pranë Juventusit, javën e ardhshme vjen firma

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit te skuadra e Juventusit. Sipas asaj që raporton gazeta “La Repubblica”, mesfushori francez vendosi të mos rinovonte kontratën me Manchester United.

Gjithashtu ai hodhi poshtë edhe propozimet e disa prej skuadrave të tjera europiane, ku PSG dhe Manchester City tentuan me oferta konkrete.

Pogba ka vendosur që të rikthehet te klubi i vjetër i tij. Java e ardhshme do të jetë vendimtare sa i përket firmës, pasi Pogba do të hedhë të zezën mbi të bardhë për të zyrtarizuar rikthimin e bujshëm. Kjo është një lëvizje e madhe për ekipin torinez, që përforcon repartin më të dobët. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?