Pavlovic: Derbi shumë i rëndësishëm, titulli nuk është mbyllur ende!

Mbrojtësi i Milanit, Strahinja Pavlović, beson se skuadra e tij duhet të hyjë pa frikë në derbin vendimtar ndaj Inter, edhe pse zikaltërit kryesojnë me 10 pikë diferencë. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, serbi theksoi se gara për titull nuk është mbyllur ende.

“Kanë mbetur edhe 11 javë dhe ne do të japim gjithçka deri në minutën e fundit. Duke parë performancën tonë, kemi edhe pak keqardhje sepse mund të kishim më shumë pikë”, u shpreh Pavlovic, duke shtuar se objektivi kryesor i sezonit ishte të qëndronin mes katër skuadrave të para.

Mbrojtësi e cilësoi derbin si ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe u pajtua me Rafael Leao se është një përballje “jetë a vdekje”. Ai vlerësoi edhe shokët e skuadrës, si Christian Pulisic dhe Pio Esposito, ndërsa për trajnerin Massimiliano Allegri tha se i ka mësuar shumë detaje të rëndësishme në mbrojtje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?