Payet refuzon uljen e pagës: Kam një familje për të mbajtur!

Në shtëpinë e Marsejës shpërthen çështja Payet. Ylli francez ka deklaruar se do të refuzojë reduktimin prej 30 për qind të pagës për shkak të emergjencës së koronavirusit.

“Të gjithë e kanë dhënë opinionin e tyre për këtë argument. Pozicioni im është i qartë dhe evident. Jam futbollist dhe babai i një familje. Si të gjithë të tjerët, unë kam shpenzime të rëndësishme financiare për të mirëmbajtur dhe angazhime të tjera.

Roli im është të mbroj interesat e mia dhe ato të familjes, pa e rrezikuar klubin, megjithatë, të gjithë e dinë sa jam afër skuadrës”, deklaroi futbollisti i cili fiton rreth 100 mijë euro në javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kampionati në Francë është mbyllur zyrtarisht, teksa PSG është shpallur zyrtarisht kampion. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?