Pele do të duhet të qëndrojë edhe një javë në spital
Pele duhet të qëndrojë në spital më shumë nga sa parashikohej. Zyrtarët e spitalit në Sao Paolo njoftuan se legjenda 81-vjeçare, duhet të qëndrojë edhe për një tjetër javë nën kujdesin e mjekëve.
Pele vuan nga tumori në zorrën e trashë, teksa problemeve shëndetësore i është shtuar edhe infeksioni në rrugët e urinës.
Sipas mjekëve, “gjendja e tij është e qëndrueshme” dhe legjenda braziliane “pritet të largohet nga spitali gjatë ditëve të ardhshme”.
KOHA JONË SONDAZH

