Pele i habit të gjithë, zbulon për herë të parë ekipin e zemrës

Pele kaloi gati 20 vjet të karrierës së tij sportive te Santosi (midis 1956 dhe 1975) para se të pensionohej zyrtarisht në New York Cosmos, në vitin 1977. Sidoqoftë, përkundër asaj që dinë të gjithë, Pelé zbuloi për herë të parë se nuk është tifoz i Santosit por i Vasco da Gamas.

“Shumica e miqve të mi dhe miqtë e babait tim ishin të gjithë nga Corinthiasi. Nuk e di pse u largova nga Vasco (da Gama). Jam tifoz i Vasco da Gamas”, shpjegoi ai në një intervistë me kanalin “Pilhado” në YouTube.

Çuditërisht, një nga golat më të rëndësishëm të karrierës së Peles, ai që ishte nr 1000, ishte një penallti ndaj Vasco da Gamas.

Pelé shtoi se e ka patur “mundësinë për të veshur fanellën e Vascos, në “Maracana”, në një lloj ndeshjeje miqësore, një kombinim i Santosit dhe Vascos. Por nëse do të më duhej të zgjidhja një ekip për të garuar në kampionatet zyrtare do të ishte Vasco. Përveç kundër Santosit, natyrisht”, e tha Pele

 

SHKARKO APP