Pele: Krahasimi me Neymar? Mua një herë më lindi nëna!
Pele do të mbetet mbret i futbollit brazilian dhe atij botëror, sepse ai beson se askush tjetër nuk mund ta zbresë atë nga froni i futbollistit më të mirë brazilian të të gjitha kohërave. Pele, tre herë fitues i Kupës së Botës, aktualisht 74 vjeç, thotë se Neymar, që me shifrat aktuale mund të mbyllë karrierën te “Selecao” me më shumë gola se ish-sulmuesi i Santosit dhe i New York Cosmos, nuk i ka shanset ta kalojë deri në fund të karrierës së tij. Ish-lojtari tjetër i shquar Romario u shpreh pak ditë më parë se Neymar mund ta kalojë Pele si golashënuesi më i mirë i Brazilit, por legjenda braziliane shprehet se ai mbetet unik. – “Nuk besoj se Neymar do të zërë vendim tim. Është e pamundur që dikush tjetër të bëhet mbreti i ri. Sepse nëna dhe babai im, nuk më lindin më. Mendoj se Neymar është një futbollist i shkëlqyer dhe me siguri që do të jetë një lojtar i madh në të ardhmen." Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë provuar gjithashtu të jenë sfidues të denjë të lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. O’Rey e jep përgjigjen me një pyetje retorike. –“Çfarë mendojnë njerëzit për Bethoven? A është i rëndësishëm edhe sot ky gjeni i muzikës? Njerëzit nuk duhet të harrojnë që unë isha një dhuratë e Zotit për të luajtur futboll, prandaj nuk mund të gjykohem për kohën kur kam luajtur.” Më pas Pele foli edhe për zhgënjimin që përjetoi gjatë Brazil 2014 sidomos pas humbjes së thellë 7-1 të Selecaos me Gjermaninë. – “Është fatkeqësi që Brazili nuk fitoi asnjë nga dy Kupat e Botës që u zhvilluan në vendin tim. Në rastin e parë isha 9 vjeç. Askush nuk mund ta shpjegojë arsyen pse ndodhi kështu.” Në fund Pele vlerësoi punën që po bën Dunga në krye të Brazilit, edhe Selecao me të në krye luan një stil loje më mbrojtës, por që jep më shumë rezultat.
KOHA JONË SONDAZH

