Pele mesazh prekës për Maradonën: Shpresoj që një ditë të luajmë së bashku në qiell!
Lajmi për ndarjen nga jetë në moshën 60-vjeçare të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, ka shokuar botën e futbollit dhe jo vetëm. Mes mijëra mesazheve të ngushëllimit, spikat ai i një tjetër futbollisti legjendar, sulmuesit mitik brazilian, Pele.
“Unë humba një mik, ndërsa bota humbi një legjendë. Një ditë shpresoj se do të luajmë së bashku në qiell”, shkroi Pele në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta pas një ataku kardiak në shtëpinë e tij, ku ndodhej duke u rikuperuar pas një operacioni në tru, të kryer disa ditë më parë.