Pele reagon për luftën në Ukrainë: Lutëm që të mbizotërojë paqja dhe liria

Sulmet e Rusisë në Ukrainë kanë tronditur mbarë botën. Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar kundër pushtimit rus. Njëri prej tyre është edhe legjenda e futbollit botëror, Pele. Pele shkroi se i lutet Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria.

“Vitet kalojnë, por pak ka ndryshuar që kur isha fëmijë. Tragjeditë që kemi përjetuar tashmë duhet të na kishin mësuar të ndërtonim një botë më paqësore. Unë i dërgoj solidaritetin tim popullit të Ukrainës. Jam në lutje, duke i kërkuar Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria”,  ka shkruar Pele.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?