Pele: Shpresoj që Zoti të më pranojë në parajsë si njerëzit në tokë!

Legjenda e Brazilit, Pele, do të festojë pas dy ditëve 80-vjetorin e lindjes. Në Brazil do të ketë një festë për të, për sukseset e arritura nga ai me kombëtaren, ku është kthyer në idhullin e shumë njerëzve, anë e mbanë botës.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Pele shprehet se shpreson që Zoti ta pranojë në parajsë si njerëzit në tokë. “Jam falënderues ndaj Zotit që më solli në jetë në një epoka si kjo. Shpresoj që kur të shkoj në parajsë, Zoti të më pranojë ashtu si njerëzit më pranuan në tokë, falë asaj që tregova në futboll”.

Pele do mbetet gjatë në kujtimet e tifozëve të futbollit, por veçanërisht në mendjen dhe zemrat e tifozëve të Brazilit, që u dha aq shumë suksese nga 1957, kur luajti për herë të parë me kombëtaren e vendit të tij.

SHKARKO APP