Pele shtrohet sërish në spital për 48 orë

Nga Brazili vijnë lajmë të këqija mbi shëndetin e legjendës së futbollit botëror, Pele. Sipas ESPN, kanceri që ka prekur 81-vjeçarin është përhapur dhe O Rei i është dashur t’i nënshtrohet seancave të reja të kimioterapisë.

Pele është shtruar në spital në Sao Paolo për 48 orë, përpara se të kthehej në shtëpi të enjten. Enturazhi i tij ruan konfidencialitetin maksimal, duke specifikuar vetëm se ai aktualisht është “në një gjendje klinikisht të qëndrueshme”.

Nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave braziliane analizat e fundit kanë treguar praninë e metastazave në mëlçi, zorrë dhe mushkëri. Pele ka muaj që i është nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë, i hequr në shtator 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?