Pele uron Cristiano Ronaldon për arritjen e shifrës së 101 golave

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola shumë të bukur ndaj Suedisë mbrëmjen e së martës në Ligën e Kombeve. Me këto dy gola portugezi hyri në histori si lojtari i dytë që arrin shifrën e mbi 100 golave me kombëtaren.

Nuk kanë munguar as urimet për sulmuesin e Juventusit, teksa mes tyre ishte edhe legjenda e futbollit, Pele.

“Mendoja se do festonim 100 gola sot. Por aktualisht janë 101. Urime Ronaldos që vendose rekord të ri në rrugëtimin tënd”, shkruan Pele në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?