Penalltia e Ibrahimovic, pezullohet arbitri Maresca pas ndeshjes Roma-Milan

Arbitri Fabio Maresca është pezulluar nga Federata italiane e Arbitrave për shkak të gabimeve të shumta në ndeshjen Roma-Milan në javën e 11-të.

Një drejtim ndeshje i pakënaqshëm në total, përveç episodeve, disa prej të cilëve vendosën ndeshjen, e detyruan AIA për të ndaluar bilbilin napoletan për disa ndeshje.

Motivet kishin të bënin me numrin e madh të kartonëve të nxjerrë gjatë ndeshjesh, mbajtje e njëanshme e lojës, si dhe menaxhimi i keq i VAR. AIA u shpreh dhe për penalltinë që iu dha Ibrahimovic për ndërhyrjen e Ibanez, duke u shprehur se me rregullat e reja ajo nuk duhej akorduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?