Pep Guardiola gjen pasuesin e Sane në La Liga

Ferran Torres është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Valencias që do të largohen këtë verë nga skuadra. Drejtuesit parashikojnë një revolucion me shumë prurje dhe largime të mëdha.

Pep Guardiola e shikon si zëvendësuesin e Sane, të larguar drejt Bayernit dhe ka marrë miratimin e lojtarit për ta transferuar në Premier League.

20-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që skadon vitin tjetër ndaj dhe Valencia është e detyruar ta shesë 30-40 milionë euro pavarësisht klauzolës prej 100 milionë euro të lojtarit.

SHKARKO APP