Pep Guardiola i “fiksuar” me mesfushorin brazilian, City bën gati 100 mln euro

Bruno Guimaraes është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Trajneri spanjoll është një admirues i madh i mesfushorit brazilian, të cilin dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës së tij.

Shtypi anglez shkruan se 53-vjeçari u ka kërkuar drejtuesve të Manchester Cityt të sakrifikojnë për të siguruar firmën me Guimaraes, por Newcastle kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë 26-vjeçarin latin.

Për kartonin e të cilit pagoi 42 milionë euro te francezët e Lyonit në janarin e vitit 2022. Guimaraes është shndërruar në një nga pikat më të forta të bardhezinjtë të Eddie Howes.

City këtë shifër nuk e ka shumë problem, teksa kanë nisur nga puna për të gëzuar Pep Guardiolën. Vetë futbollisti pak ditë më parë ka shprehur dëshirën për të mbetur në Premier League për të ardhmen.

SHKARKO APP