Pep Guardiola, për një kohë të gjatë tek Bayern Munchen

Trajneri spanjoll Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra gjermane e Bayern Munchen, duke mohuar zërat për një largim të mundshëm në fund të sezonit aktual, edhe media të ndryshme e bëjnë të kryer transferimin e tij te kampionët në fuqi të Manchester City.  Kontrata e trajnerit spanjoll me klubin bavarez skadon në verën e vitit 2016, por negociatat për një zgjatje të saj janë shtyrë për verën e këtij viti, duke shtuar spekulimet për një largim të tij nga Bundesliga.  Guardiola konfirmoi se nuk ka kontaktuar me asnjë klub dhe se do të vazhdojë aventurën e tij me kampionët në fuqi të Gjermanisë. – “Nuk kam marrë oferta dhe nuk pres oferta. Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Kam një kontratë që dua ta respektoj deri në fund. Në verë do të ulemi e do të diskutojmë, por jam i lumtur në këtë klub të mrekullueshëm,” – theksoi Pep Guardiola. Nën drejtimin e spanjollit, që nga sezoni 2013-2014, Bayern Munchen fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?