“Për të mirën e Shqipërisë dhe sportit, votoni ndryshimin”, Kaçe dhe Mavraj mbështesin Bashën
Ergys Kaçe dhe Mërgim Mavraj kanë shprehur mbështetjen për Partinë Demokratike në zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin”, thonë Kaçe dhe Mavraj në video-mesazhin e publikuar nga Lulzim Basha në rrjetet sociale. Para tij edhe Taulant Xhaka dhe Migjen Basha shprehën mbështetjen për PD.