Për Vlahovic në garë futet dhe PSG, por me një ofertë të ulët
Dusan Vlahovic po kalon një moment delikat te skuadra e Juventusit. Sulmuesi serb humbi një penallti në sfidën e fundit ndaj Sampdorias, në kampionat, duke konfirmuar se po has vështirësi në adaptimin me lojën e bardhezinjve.
Mediat italiane raportojnë se për shërbimet e sulmuesit është futur edhe PSG. Kampionët e Francës janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për ta blerë futbollistin e Juventusit.
Nga ana tjetër klubi nga Torino nuk është gati të heqë dorë nga Vlahovic për këtë shumë. Ata pretendojnë të marrin të paktën 80 milionë euro për transferimin e tij, për të kthyer mbrapsht investimin e bërë.