“Perandori” fiton betejën me Covid-19, shërohet Fatih Terim

E gjithë bota vijon betejën me Covid-19 por në këtë periudhë të vështirë nuk mungojnë as lajmet pozitive, një i tillë vjen nga Turqia. Fatih Terim është shëruar nga coronavirus teksa testi i fundit ka rezultuar negativ. Trajneri i Galatasaray e ka bërë publik ketë lajm në një postim në faqen e tij në Instagram.

Tre javë më parë “perandori” ishte shtruar në spital por për fat të mirë trupi i tij reagoj shkëlqyer ndaj terapisë ku iu nënshtrua duke bërë që të largohet nga spitali më shpejt se sa parashikohej. Trajneri i famshëm turk tashmë mund të pushoj i qetë në shtëpinë e tij përpara se të rikthehet sërish të drejtoj Galatasaray nga stoli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?