Përballje gjermano-skoceze në finalen e Europa League, do të luhet në Sevilla
Eintracht Frankfurt siguroi biletën për në finalen e Europa League teksa mposhti në gjysmëfinale me rezultatin 1-0, Ëest Ham. Vendasit kishin triumfuar edhe në Angli me rezultatin 2-1, ndërsa këtë herë iu mjaftoi një gol në pjesën e parë nga Borre.
Eintracht Frankfurt do të ketë përballë në finale Rangers me skocezët që ishin autorët e një ndeshje të madhe në shtëpi përballë Leipzig. Skocezët ishin mposhtur në ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-1, por një triumf në shtëpi me rezultatin 3-1 i mjaftoi për festën e madhe.
Rangers kaloi në avantazh të dyfishtë Me Tavernier dhe Kamara, ndrkohë që Nkunku shkurtoi shifrat. Lundstram për Rangers ishte vendimtar për të siguruar kualifikimin. Finalja e Europa League është parashikuar të luhet më datë 18 maj në stadiumin Sanchez Pizjuan të Sevillas.
KOHA JONË SONDAZH

