Përbindëshi islandez vendos rekord, ngre 501 kg (VIDEO)
Sporti E Hënë, 4 Maj 2020 12:24
Islandezi Hafthor Bjornsson, më shumë i njohur si “Thor”, për shkak të forcës së tij të krahasuar me perëndinë legjendare, ka thyer rekordin e botës në ngritje peshash (dead lift- peshë e vdekur) që mbahej nga anglezi Eddie Hall, që në 2016 kishte ngritur 500 kilogramë.
Bjornsson, ylli i serisë televizive “Game of Thrones”, e ka rritur limitin tashmë në 501.