Përdhunoi 23-vjeçaren shqiptare, Italia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Robinhon

Foto Spada/LaPresse01 02 2014 Milano (Italia)Sport CalcioMilan - Torino Campionato italiano di calcio Serie A Tim 2013 2014Nella foto: robinhoPhoto Spada/LaPresse01 02 2014 Milan (Italy)Sport SoccerMilan - TorinoItalian Football Championship League A Tim 2013 2014In the picture: robinho

Prokuroria Publike e Milanos i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim, shoqëruar me urdhrin e arrestit ndërkombëtar për ish-sulmuesin e Milanit, Robinho.

Braziliani është dënuar përfundimisht, së bashku me një shok të tij, me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare, identiteti i së cilës nuk u bë kurrë publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një klub nate në kryeqytetin Lombard, natën e 22 janarit 2013. Aktet ndaj ish-futbollistit dhe mikut të tij, të dy ndodhen në Brazil, janë firmosur nga prokurorja Adriana Blasco. Duket qartë se të dy nuk do të dorëzohen për të kryer dënimin, sepse kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënimi i parë erdhi në vitin 2017 me nëntë vite burg, i konfirmuar më pas në shkallë të dytë nga Gjykata e Apelit të Milanos. Robinho është pa ekip që nga viti 2020, kur ndërpreu kontratën me Santosin, gjashtë ditë pas nënshkrimit të kontratës së re, pikërisht për këtë skandal dhe dënim në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?