Perez bën gati një plan për të arkëtuar 1 miliard euro!
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po punon për një strategji të re financiare me synimin për të ruajtur konkurrueshmërinë e klubit përballë fuqisë ekonomike të të ashtuquajturave “klube-shtet”.
Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, ideja e drejtuesve madrilenë është që klubi të mos dalë në bursë, por të shesë një pjesë të vogël aksionesh, nga 5 deri në 10 për qind, për partnerë strategjikë me peshë ndërkombëtare.
Me një vlerësim të përgjithshëm që arrin rreth 10 miliardë euro, madrilenët synojnë të sigurojnë deri në 1 miliard euro të ardhura. Për këtë arsye, janë hapur negociata me gjigantin amerikan të investimeve Sixth Street dhe me miliarderin francez të luksit Bernard Arnault.
Kjo lëvizje do t’i lejonte “Los Blancos” të ruanin modelin tradicional të klubit dhe pavarësinë sportive, ndërsa njëkohësisht do të siguronin burime të reja financiare për të konkurruar në elitën e futbollit europian.
KOHA JONË SONDAZH

